Pacolli: Ishim veç figura në takimet me LDK-në

Aleanca Kosovë e Re në krye me Behgjet Pacollin u injoruan krejtësisht nga tashmë ish partneri i koalicionit, LDK.

“Ishim veç figura aty”, ka thënë Pacolli për rolin e tyre brenda takimeve.

Madje, sipas tij, ata nuk u ftuan në takim kur u caktua udhëheqësi i grupit parlamentar.

Përpos mospajtimeve programore, mes LDK e LVV posti i kryeministrit bëri që mundësitë për marrëveshje të zbehen.

Pacolli ka thënë se asnjëra palë nuk hoqi dorë nga ky post.

“Synimi im ka qenë që këto dy parti të merren vesh, të krijojnë listën e njerëzve përgjegjës që do të udhëheqin me vendin. U kam thënë AKR mundet me liru vend, u kam thënë që AKR i liron pozitat, vetëm që të votohet… Unë besoj që këtu nuk ka asnjë tradhti, ju e dini që jam njeri me eksperiencë dhe vij prej një bagazhi të sukseseve”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Nuk kam tradhtuar askënd në jetë, as LVV-në, e as LDK-në, kam punu vetëm për interesin e qytetarëve dhe Kosovës. Kam bërë thirrje tre muaj dhe çdo ditë, leni anash interesat e tua dhe eja të ulemi me një tavolinë, AKR nuk pretendon të ketë pjesë në atë qeverisje dhe ta bëjmë një qeveri gjithëpërfshirëse, të jetë në afate, një vit, dy vite… Askush nuk ka të drejtë ta quaj tradhti sepse e kam bërë për interesin e vendit, Kosova ka humbur shumë prej zgjedhjeve deri sot…”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme