Trump ndërmerr hap kundrejt Koresë së Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donlad Trump, ka bërë të ditur se ka dhënë pëlqimin që Koreja e Jugut dhe Japonia të blejnë nga SHBA-të pajisje të sofistikuara ushtarake në sasi të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po lejoj Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara nga SHBA-të”, është shprehur Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Në një deklaratë më herët nga Shtëpia e Bardhë thuhej se Trump ka zhvilluar bisedë me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me provën e bombës hidrogjenike më 3 shtator nga Koreja e Veriut dhe se liderët kanë qëndrim të përbashkët kundër rrezikut që kanoset nga Koreja e Veriut.

Në deklaratë po ashtu u theksua se në bisedën me Moon, Trump ka miratuar në parim heqjen e kufizimit të kapacitetit të raketave të Koresë së Jugut dhe shitjen e armëve të reja në vlerë prej miliarda dollarëve këtij shteti.

“Dy liderët kanë rënë dakord të rritet presioni mbi Korenë e Veriut duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, thuhej në deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme