Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje në Prishtinë ka arrestuar një grua, e dyshuar për therje të motrës së saj.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00, thotë PK.
“Është arrestuar e dyshuara shqiptare pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë motrën e saj”, thotë PK.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.