Bajrami i pakënaqur me buxhetin për arsim

Ministri Arsim Bajrami ka thënë se buxheti aktual që ndahet për arsim është shumë i  vogël dhe me të nuk plotësohen masje as nevojat bazike për nxënësit, njofton Klan Kosova.

Numri një i arsimit ka kërkuar nga institucionet relevante qeveritare që të ndajnë më shumë fonde për dikasterin me të cilin ai udhëheq.

Bajrami këto komente i bëri gjatë konferencës “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila po mbahet në Prishtinë nën organizim të Ministrisë së Arsimit dhe GIZ-it gjerman.

Në këtë konferencë ishte paralajmëruar që të merrnin pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa dhe kryekuvendari, Kadri Veseli por ata nuk ishin të pranishëm në të.

Bajrami e ka arsyetuar mospjesëmarrjen e Mustafës e Veselit në këtë tryezë me takime urgjente që kanë pasur këta të fundit, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme