Kryetari i LDK-së Isa Mustafa por edhe zyrtarë tjerë të LDK-së po kritikojnë përfshirjen e Listës Serbe në qeverinë e re, shkruan Sovrani.info
Por ndryshe mendonin kur më 2014 tentonin të formonin vetë qeverinë. Në një deklaratë të datës 16 korrik 2014 kryetari i LDK-së jo vetëm që e parashihte Listën Serbe në qeveri por thoshte se kjo është e domosdoshme.
“Është e domosdoshme përfshirja e Listës Serbe në qeveri në mënyrë që të menaxhohen më mirë komunat me shumicë serbe” pati thënë Isa Mustafa/Sovrani.info