Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar marrëveshjen për koalicion PAN-AKR.
Teksa ka komentuar kushtin e marrëveshjes që parasheh Behgjet Pacollin kandidat të përbashkët të koalicionit për president të ardhshëm, Zeka ka thënë se më shumë ka gjasa ai të bëhet President i Kosovës.
Madje, Zeka ka thënë në RTV Dukagjini se ai ka më shumë gjasa të bëhet president sesa presidenti aktual, Hashim Thaçi, nëse ai kërkon edhe një mandat