Prokuroria fillon analizimin e dosjës “Stenta”

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka caktuar dy prokurorë që të merren me analizimin e dhënies së 35 mijë eurove pa tender, për përkthimin e dosjes “Stenta”. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi – Hajdaraj.

Këtë vendim Prokuroria e ka marrë pas raportimit që para një muaji e ka bërë gazeta për këtë çështje.

“Ju informoj se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të shqyrtojë çdo informacion të publikuar në media, i cili argumentohet edhe me informata, provadhe të dhëna bindëse që tregojnë se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale, mirëpo nuk mund të bazohet dhe të fillojë ndjekje duke u mbështetur në të dhëna, të cilat janë të pambështetura në prova apo kur informatat janë të pabesueshme”, ka thënë Kozmaqi-Hajdaraj.

Sipas saj, në bazë të gjetjeve të analizës që do t’iu bëhet të dhënave për këtë çështje, do të vendoset nëse ka elemente të veprës penale ose jo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme