Djegia e banesës, fatale për të riun 23 vjeçar

23 vjeçari N.N është gjetur i vdekur në banesën e tij e cila ishte kapluar nga zjarri mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për zjarr në banesën e tij personale në Bulevardin Jane Sandanski, në Shkup.

Nuk dihen arsyet e provokimit të zjarrit në këtë banesë. Grupi i zjarrfikësve ka intervenuar për të shpëtuar personat brenda banesës dhe për të shuar zjarrin por e kane gjetur të vdekur vetëm 23 vjeçarin N.N. Mendohet se asfiksioni ka qenë shkaktari i vdekjes së të riut.

Pas urdhërit të Prokurorit Publik kujdestar, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup. Hetimet për këtë rast kanë filluar. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme