Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe Kullë

Mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se zgjidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi do të ndodhë në një afat të shpejt kohor.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), Avdullah Hasani.

“Kanë ndodhur gabime në atë temë. Kufiri është në Çakorr dhe në Kullë. Nuk do t’i humbin kohë vendit me këtë temë, sepse kjo temë nuk do të jetë pengesë. Do të bëhet rishikimi i vijës kufitare”, ka theksuar Haradinaj.

Ndryshe, dje shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është mandatuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për ta formuar ekzekutivin e vendit. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme