Të paktën gjashtë persona kanë hmbur jetën pas një tërmeti që goditi bregun jugor të Meksikës mëngjesin e sotëm.
Presidenti i këtij vendi, Enrique Pena Nieta tha se ky ishte “tërmeti më i fuqishëm” në atë vend për 100 vitet e fundit.
Instituti Gjeologjik i SHBA-ve njoftoi se tërmeti ishte 8.1 herë shkallë të Rihterit, por presidenti meksikan pretendon se ai ishte 8.2 shkallë kështu duke e bërë atë më të madhin në 100 vitet e fundit në Meksikë, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.