Rakiq: Ivanoviq e mbrojti kolltukun derisa serbët dëboheshin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme populli do ta thotë qartë se çfarë mendon për Oliver Ivanoviqin, peshën e tij politike dhe cilësitë njerëzore.

Ai poashtu ka thënë se Lista Serbe në zgjedhjet e fundit paraqiti një program të qartë të mbrojtjes së shtetit serb dhe interesave kombëtare në Kosovë duke premtuar se do të bëjë  gjithçka në fuqinë e saj për të zbatuar programin, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Në periudhën 2000-2008, si deputet në Prishtinë, ai heshti duke mbrojtur kolltukun dhe interesat e tij derisa serbët po dëboheshin”, thuhet në deklaratën e Rakiqit, transmeton Klan Kosova

Ky reagim i kreut të Listës Serbe erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Ivanoviqit i cili tha se Lista Serbe ka bërë disa gabime përfshirë edhe atë për moszhvillimin e diskutimeve rreth mënyrës se si Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i trajtojë serbët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme