Turqia bllokon qasjen në WikiLeaks, pas publikimit të 300 mijë emailave të partisë së presidentit Erdogan

Turqia ka bllokuar qasjen në WikiLeaks për qytetarët e vet, pasi janë publikuar rreth 300.000 e-maile sekrete të partisë së presidentit Erdogan, AKP.

Bordi i Telekomunikacionit dhe mbikëqyrjes së internetit në Turqi, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë “masa administrative” kundër kësaj ueb-faqe, duke ua bllokuar kështu qytetarëve të vet qasjen në këtë faqe, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, WikiLeaks ka bërë të ditur se në mesin e 300.000 e-maileve, më i “freskëti” ishte ai i datës 6 korrik, një javë para tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme