Uragani “Irma” mbërrin në Florida, shqiptarët nuk lënë shtëpitë. Ky është apeli i ambasadores

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Florida të SHBA-ve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale me ardhjen e uraganit “Irma”, më i fuqishmi ndonjëherë në historinë e Amerikës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Faber jep udhëzime për shqiptarët që t’i bëjnë ballë situatës.

Statusi 

Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmëndjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.

Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.

Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.

Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ëashington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.

Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.

Floreta Faber

Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme