Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i ka akuzuar deputetët e opozitës duke thënë se veprimet e tyre janë në linjë të Beogradit.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, thotë se opozita janë ata që u ka mbetur vetëm të dalin dhe t’i nisin njerëzit për në Beograd.
Postimi i plotë i Zekës:
“Lista serbe dhe opozita – bashkohen ne Beograd
Krejte keta çka me krenari po flasin se nuk do ta votojne Ramush Haradinajn, krejte keta qe po shkumojne si Isa Mustafa, se gjoja nuk e votojne Ramushin, jane bashku me Rakiqin e Vuçiqin!
Ata qe jane ngritur me kembe e me duar, kunder Ramushin, dashte e pa dashte, jane fute nen strehen e Beogradit. Veprimet e tyre jane 100 perqinde ne linje te Beogradit. Ketyre ju ka mbete vetem edhe nje marrezi: Me dale deri te stacioni i autobusave, edhe me i nise njerezit per Beograd!
Bane edhe kete marre deri ora 16, qe te pakten kur Rakiqi kthehet nga Beogradi, keta shkojne andej. Nese ka mundesi Isen me disa te VV-se me i hype ne ulese te pare, jo per diçka, po mos helbete po ju ike kush prej autobusit…
Rugova perinati te Beogradit e pat ba Ramushin kryeminister, edhe ne sot me emer te Zotit!” (sic), ka shkruar Zeka.