7 profesionet që nuk ekzistojnë më!

Zhvillimi i madh teknologjik ka çuar në zhdukjen e disa profesionevë të cilat dikur ekzistonin për tu bërë jetën më të lehtë njerzëve.

Ju paraqesim 7 profesionet të cilat sot nuk ekzistojnë më:

Zgjimi i njerëzve nga gjumi

Përpara se alarmi i orës për zgjim, të shpërndahej nëpër shtëpi, më parë kjo bëhej nga njerëzit. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati, ku këta të fundit duhet të shkonin në punë, në orarin e caktuar. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut

Mbledhësi i parë automatik i birilave doli në 5 prill 1946. Përpara kësaj date, ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara dhe që i repozicionin në fund të pistës ishin ata që quheshin “pin’s boy”.

Ndezësit e llambave

Në shekullin e 19, ndriçimi dhe gazi u bënë metodat kryesore që përdoreshin për të rrezikuar qytetin gjatë natës. Llambat e para në rrugë, kërkonin ndërhyrjen e një personi që t’i ndizte. Në disa rrethana, ndezësit e llambave shërbenin edhe si rojet e natës në qytet. Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona (për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik.

Prerësit e akullit

Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Ata ua shisnin njerëzve që donin të ruanin ushqimet më gjatë. Mjetet që përdornin dhe pesha e ngarkesës, e bënte këtë profesion mjaft të rrezikshëm.

Shfarosësit

Këto imazhe të famshme në Anglinë Viktoriane, janë shumë domethënëse. Shfarosësit kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje. Rreziku për tu kafshuar ishte gjithmonë iu madh, por puna nuk mund të ndalte. Historikisht minjtë kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemive, e për pasojë ata duhej të shfaroseshin.

Transportuesit e barutit

Një punë e frikshme për fëmijët në luftanije ishte edhe transportimi i barutit. Ky profesion ka qenë përhapur nga shekulli 16-19, dhe furnizonte me barut topat. Kjo foto është shkrepur në një luftanije amerikane mes vitit 1864-1865. Ky profesion përbuzës ishte rezervuar për fëmijët, për shkak të shkathtësisë së tyre dhe shtatit të shkurtër: karakteristikë që i lejon ata të lëviznin në hapësirat e ngushta të anijeve, duke shmangur edhe goditjet nga armiqtë.

Varrosësit e kufomave

Ky është profesioni më fatkeq dhe më pak i ligjshëm. Në shekullin 19, trupat e njerëzve varroseshin dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore, nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme