Nënkryetari i PDK’së Enver Hoxhaj ka kërkuar nga opozita që ta kenë përkrahjen etrye për t;i përmbushur sfidat që kanë ngecur deri më tani.
Ai ka shtuar se Qeveria Haradinaj do ta ketë një program të plotë dhe se kjo qeveri do t;i shërbej vendit.
“Është dashtë kohë tri të formohen institucionet, dëgjuam mandatarin për kryeministër
Kjo qeveri do të shihet si qeveri që do ti shërbej të gjithë qyteraët e vendit e edhe ato që kanë pas qëndrim tjetër nga këto parti që do të udhëheqin vendin. Prioritet mbetet stabiliteti politik. Qeveria do ta ketë një program të plotë, dhe ftoj çdo subjekt që ta përkrahin këtë. Po ashtu krijimi i vendeve të reja të punës dhe investimeve të huaja.
Sot në pesë muajt e ardhshëm ne do ta festojmë 10-vjetorin e pavarësisë dhe kanë mbet disa sfida ku kemi nevojë për mbështetje si nga pozita por edhe opozita”, ka thënë Hoxhaj.