Në rrjetet sociale kanë filluar ironizimet lidhur me 15 minutat e pauzës që kërkoi kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në pamundësi për të hedhur në votim qeverinë e re nga Ramush Haradinaj ngaqë nuk ndodheshin në sallë deputetët e Lëvizjes Srpska.
“Më mirë 5 minuta të furragjisë, sesa 15 minuta të Kadrisë”, kanë shpërthyer gjithandej komentet që kanë ironizuar me vonesën më shumë së një orëshe të deputetëve të Lëvizjes Srpska që janë duke u kthyer nga Beogradi./Sakte.net