Tahiri i nxjerr “sekretet” Ramës: Kemi 100 ton drogë në bodrumet e policisë

Ish-ministri i Brendshëm SaimirTahiri, mbrëmë ishte i ftuar në Xing me Ermalin, intervistë e cila ishte e para pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit.Si rrallë herë Saimir Tahiri foli për jetën private dhe profesionale si dhe zbuloi raportet me politikanët e tjerë, miq e “armiq”.

Ndër të tjera Tahiri zbuloi një “sekret” i cili padyshim ka qënë një pikpyetje e madhe për shqiptarët kohëve të fundit. Çfarë ndodh me drogën e sekuestruar nga policia e Shtetit?

Tahiri zbuloi se ajo ka një pikë grumbullimi ku dhe më pas asgjesohet përfundimisht. Ai zbuloi se në depozitat e policisë ka 100 ton drogë.“Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajën të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot”, tha ai.“Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!”, -thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur. /albeu.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme