Flet bashkëshorti i Hajrie Rondos: E harruan të gjithë. Ja amaneti që më la!

Të shtunën u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo, në moshën 66 vjeçare. Ajo u shua në Himarë, ndërsa pranë vetes kishte të bijën dhe të shoqin. Për “GSH”, Kiço Rondo ka tregur fjalët e fundit të bashkëshortes.

“Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”, tha ai, duke shtuar se atë e harruan. “Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”.

Aktorja prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme