Veseli: Haradinaj do ta përmbyllë mandatin katër vjeçar, ju siguroj

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri i ri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeveritar do ta përmbyllë mandatin katër vjeçar qeverisës, njofton Klan Kosova.

Për këtë Veseli ka thënë se mund t’i sigurojë të gjithë atë që ende dyshojnë.

Ai, në një konferencë për media, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që të ketë seancë të jashtëzakonshme me fillim në orën 12:00, ka përqeshur shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hotin.

“Hoti po jep deklarata për qeverinë e re pasi është i tronditur që tashmë qeveria e Isa Mustafës do të shkojë në shtëpi”, ka deklaruar Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme