Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur me fillim në orën 10:00 ka vendosur që të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot nga ora 12:00.
Seanca do të mbahet pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK e VV kanë thënë se duan që sot të zhvillohet debati, i cili mungoi ditën e djeshme, kur u votua kryeministri i ri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeveritar.