Një 27 vjeçar nga Kosova humbi jetën në zonën e plazhit të Shëngjinit.
Ai ishte futur për t’u larë në det, së bashku me një person tjetër, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, por nuk ka mundur të dalë prej andej, raporton Sakte.net
Dyshohet se i riu mund të jetë mbytur, ose të ketë pësuar ndonjë atak kardiak, ndërkohë që ndodhej në ujë.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.