Hoti: LDK nisë luftën për rrëzimin e kësaj qeverie

Shefi i grupit parlamentar nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova po hyn në një fazë të errët, pas tre muaj vonesë janë themeluar institucionet e vendit përmes tri metodave secila më e dëshmshme dhe e turpshme se tjetra.

“Nga sot vendi po hynë në krizë të përgjithshme, të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është fatkeqësi për veëndin për këtë koalicion qeverisës”, ka thënë Hoti gjatë seancës parlamentare.

Sipas tij shtë e pafalshme që të kthehent ndikimi i plotë I Beogradit. Qytetarët e Kosovës nuk do të falin këta njerëz që shiten si çlirimtartë.

“Puna e luftimit të korrupsionit nuk është kryer përfundimisht, LDk bashkë me qytetrët nuk do të lejohnë këtë qeveri të kthejnë vendin mbrapa”, ka theksuar ai.

“Po kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Kosovë”, ka thënë Hoti, në seancën e Parlamentit, transmeton Indeksonline.

Hoti ka thënë se për vrasjet e pasluftës duhet të japë përgjigje kjo Qeveri.

Ai ka thënë se organet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të kapura.

Hoti ka bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Hoti është shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë luftën për të rrëzuar këtë qeveri.

“LDK bashkë me qytetarët nisin luftën për rrëzimin e kësja qeverise dhe do të luftojmë për zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.

Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të tregojë se çfarë i ka premtuar Listes Serbe në këmbim të votës

“Ne LDK do të jemi guardian të ruajtjes së Republikës së Kosovës nga degradimi që mund të nisë që nga dita e nesërme. Jo kjo qeveri fatkeqe që u formu.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme