“Unë erdha në seance për të paraqitur indinjatën e jashtëzakonshme për fyerjen që po na e bëjnë neve familjeve të dëshmorëve disa deputetë që po e mbajnë në gojë Vuçiqin si me flejt e mu çu me të. Kemi 1 milion punë për t’i bërë dhe po i ndërtoni retorikat false të Avdullah Hotit por edhe Vetëvendosjes dhe po iu them edhe njëherë se ata që po na fyejnë neve janë idiotë, demagogë dhe shfrytëzues të situatës së Kosovës. Këta nuk kanë program…”, tha Zeka.
Ai nuk u shpreh i gatshëm të kërkojë falje për gjuhën që përdor në foltoren e Kuvendit kur iu drejtua deputetëve të LDK-së.
“Nuk kërkoj falje për gjuhën e përdorur dhe edhe njëherë po e përsëris: nëse ne ia kemi kthyer kokën Serbisë, këta ia kanë kthyer b***** Vuçiqit. Më të mirë janë disa deputetë serbë se disa të opozitës. Njerëzit i dallon vetëm gjuha dhe edukata familjare. Unë nuk i shoh serbët si armiq sepse ata që e kanë shkatërruar këtë vend janë PDK dhe LDK”, theksoi Zeka.