Mbrëmë Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN, u zgjodh kryeministër i Kosovës, me 61 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër.
Albert Krasniqi nga KDI që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se kjo Qeveri e formuar nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve.
Ai ka thënë se sikur në Kuvend të mos ishin 20 vendet e garantuara për komunitetet jo shqiptare, ato do fitonin vetëm 13 vende, pra 7 më pak se që kanë aktualisht.
Deputetët serb do të kishin 8 ulëse ndërsa komunitetet jo shqiptare dhe jo serbe do të kishin 5 ulëse.
Krasniqi ka thënë se me këtë rast, opozita VV-LA, do të kishte 62 deputetë, ndërsa të gjitha partitë që janë sot në pushtet (PANA dhe komunitetet) do të kishin 58 deputetë.