Partia Demokratike Shqiptare – dega në Tetovë ka zyrtarizuar kandidaturën e Bardhyl Dautit si kandidat për Tetovën, ndërsa bartës liste kuvendi i kësaj partie ka zgjedhur Adnan Bilallin.
Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi me këtë rast ka deklaruar se synim do të jetë rikthimi i fuqishëm i PDSH’së në pushtetin komunal te Tetovës.
Në garë të për të parin e komunës së Tetovës do të jenë edhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, ndërsa nga BDI pritet të zyrtarizohet rikandidimi i kryetares aktuale, Teuta Arifi./Sakte.net