Qeveria e Ramush Haradinajt e cila u votua me 61 vota do të përballet me një krizë serioze të numrave, kjo ngaqë një pjesë e kabinetit të qeverisë Haradinaj u bën edhe disa deputetë që kishin arritur të marrin votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Fatmir Limaj do të jenë pjesë e qeverisë e cila u votua dje në Kuvend me 61 vota pro dhe një abstenim. Abstenimi erdhi nga deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.
Nait Hasani me 9 mijë e 578 vota dhe Fadil Beka me 9 mijë e 234 do të jenë deputet që do të jenë pjesë e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.
Nait Hasani njihet si zë opozitar brenda PDK – së dhe jo rrallëherë, gjatë mandatit të kaluar, ka votuar kundër vendimeve të grupit të tij parlamentar
Enver Hoti me 9 mijë e 182 do të bëhet sërish deputet nga radhët e Nismës për Kosovën,kurse Gani Dreshaj i AAK-së do të ulet në Kuvend pasi në zgjedhje kishte siguruar mbi 9 mijë e 180 vota.
Kurse në vend të Behgjet Pacollit i cili do të jetë ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i parë, do të zëvendësohet nga Imet Rrahmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Sakte.net