Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të mbajë ligjëratë në Universitetin e Gracit, në kuadër të një vizite zyrtare në Austri.
Ai po ashtu gjatë kësaj vizite do të takohet me kryetarët e dy komunave, të Weiz-it, Erwin Eggenreich, dhe kryetarin e Gleisdorf-it, Christoph Stark.
Në këtë takim pritet të diskutohen format dhe mënyrat e bashkëpunimit në shumë fusha, si ekonomia, administrata, shërbimet publike dhe arsimi, si dhe mudnësia e binjakëzimit të qyteteve.