Thaçi ka shkruar në Facebook se këto sulme ishin shumë mizore duke shtuar se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.
Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.
Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.
Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.
Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore./Lajmi.net/