Komandanti i policisë në Gjakovë, Krist Gjoka, ka thënë për Koha.net se nga aksidenti i rëndë i cili ka ndodhur pak më parë në fshatin Kramovik të Gjakovës ka humbur jetën 1 person.
Gjoka ka treguar se i vdekur është një 80-vjeçar, ndërsa ka shtuar se nga aksidenti po ashtu janë lënduar 8 persona tjerë.
Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë 3 vetura të cilat janë dëmtuar tërësisht.