Pal Lekaj çdo ditë do ta sheh fotografinë e njeriut që e shpalli “burim i të gjitha të këqijave në Kosovë”

Nuk ka kaluar as një vit prej se deputeti i Aleancës për për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, e kishte shpallur “burim të të gjitha të këqijave” në Kosovë, njofton portali Sakte.net
Ai kishte deklaruar se takimi i kryetarit Hashim Thaçi për reformën zgjedhore është dashur të mbahet shumë më herët.
Në konferencën për medie ai theksoi më tutje se kryetari I vendit, Hashim Thaçi është shkaktar i të gjitha këtyre të këqijave që janë në Kosovë dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
“Kemi pritur që Thaçi të thërras liderët politike për të biseduar për zgjedhje të parakohshme pasi vendi është në krizë politikë institucionale dhe ekonomike. Ku janë vendet e reja të punës, liberalizimi i vizave, investime të brendshme dhe të jashtme që janë në rënie? Shëndetësia nuk është në nivel, ajo ka degraduar. Arsimi me të vërtet ka degraduar pasi është politizuar. Bordet e pavarura janë politizuar, ka klane dhe nga vet kryeministri është thënë që s’janë fitimprurëse, kishte deklaruar midis të tjerash deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.

Por, sot Lekaj zyrtarisht ka pranuar pozitën e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës. Gjatë pranim dorëzimit të tij ka rënë në sy edhe fotoja e personit që ai dikur e quante “burim të të gjitha të këqijave në Kosovë”. Dhe ditët në vijim çdo ditë pune ai do të duhet ta kalojë me fotografinë e Hashim Thaçit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme