Bulliqi: I kemi faktet për të përmirësuar gabimin në demarkacion

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj në krye të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, ka treguar detajet nga takimi që ka pasur sot me kreun e ri të ekzekutivit.

Për portalin Koha.net, ai ka treguar se do të qëndrojë pas fakteve me të cilat e kundërshtoi mënyrën se si Kosova e demarkoi kufirin me Malin e Zi. Bulliqi, deputeti më i zëshëm i mazhorancës së kaluar fliste për fakte që Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë në marrëveshjen ndërshtetërore për kufirin me Malin e Zi.

“Kisha një takim me kryeministrin Haradinaj, në të cilin ai shprehu besimin e tij të plotë që unë ta drejtoj këtë komision. Unë i thash çfarë pata t’i them dhe u konsultova me të”, ka thënë Bulliqi për Koha.net.

Tutje Bulliqi ka thënë se do të ketë konsulta edhe me ekipin që bashkë kundërshtonin marrëveshjen e demarkacionit, siç ka thënë për të përmirësuar gabimin.

“Ne faktikisht i kemi faktet që i kemi ofruar para opinionit publik në të kaluarën, fakte të cilat nuk i kemi bërë ne por institucionet relevante të kohës. Puna për demarkacionin nuk është bërë mirë dhe ka nevojë që të përmirësohet”, ka thënë Bulliqi për Koha.net.

Kujtojmë se vendimi i parë i kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë shkarkimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, dhe në të njëjtën kohë, caktimi i ekspertit të njohur të Kosovës, profesorit të Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Kreu i AAK-së, Haradinaj që bashkë me Nismën dhe Vetëvendosjen ishin kundërshtarët më të mëdhenj të demarkacionit që e kishte nënshkruar Hashim Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme dhe Skënder Hyseni si ministër i Punëve të Brendshme, duke pamundësuar ratifikimin e saj në Kuvendin e Kosovës,

Në anën tjetër, Mali i Zi, që tash është edhe anëtare e NATO-s ka ratifikuar në Kuvendin e vet marrëveshjen për kufirin me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme