27-vjeçarja i kërkon gjykatës ta lirojë për t’u kthyer pranë fëmijëve të saj, sepse nuk ka kush kujdeset për ta.
E dyshuara pretendon se tentoi ta vriste partnerin pas konflikteve për fëmijët dhe dhunës në familje. Mes të tjerash, gruaja nga fshati Pojan i Korçës këmbëngul të jetë pajtuar me dhunuesin, ndërkohë që siç pretendon e akuzuara, ajo vuan nga problemet shëndetësore.
Vjollca Shkëmbi është person i njohur edhe më herët për drejtësinë. Gruaja denoncoi një vit më parë dy bashkëfshatarë të saj ta kishin shitur disa herë për martesa fiktive në Maqedoni, tek burra të cilët ajo i kishte braktisur duke u rikthyer në fshatin e lindjes.
Burimet bëjnë me dije se këto kallëzime janë kërkuar nga prokurori i çështjes për të kuptuar më mirë profilin e të akuzuarës.
Gjykimi në themel për Vjollca Shkëmbin nuk ka nisur ende.