Në dhjetor të 2016, Fieri u trondit nga një krim makabër. Ferdinand Ruko hodhi nga dritarja bashkëshorten e tij, pas një sherri që patën në shtëpi. Ai e pranoi para disa muajsh krimin makabër, duke qenë dakord që të dënohet në mënyrë të shkurtuar. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Rukon, por me gjykim të shkurtuar ai mund të dënohet deri në 35 vjet.
Ruko e ka pranuar para hetuesve vrasjen si dhe ka dhënë detaje si ndodhi ngjarja. “Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.
Çifti kanë dy fëmijë, të cilët janë nën kujdesen e dajës, pasi u refuzua kërkesa e Ferdinand Rukos, për dërgimin e tyre në jetimore./Dritare.net