Një muaj paraburgim për eksportuesit e drogës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve V.Z dhe F.A, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të dërgojnë jashtë Kosovës 135 kg marihuanë të fshehur në dyer të përgatitura për eksport.

Sipas një komunikate të Gjykatës, të pandehurit dyshohet se në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, pa autorizim, kanë përgatitur për transport dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Sipas Gjykatës, në një depo që bënë grumbullimin dhe transportimin e mallrave për në shtetet perëndimore, janë gjetur dhe sekuestruar njëqind e tridhjetë e pesë kg substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë, e cila ka qenë e fshehur në katër dhjetë copë dyer, të përgatitura për eksport.

“Me këto veprime të pandehurit V.Z dhe F.B. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurve V.Z dhe F.A, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, dhe atë prej datës së arrestimit 12 shtator të këtij viti dhe do të zgjas deri më 11 tetor 2017”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme