Thaçi thotë se ushtria e Kosovës duhet të krijohet brenda këtij afati kohor

Presidenti Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në tryezën e organizuar nga KDI. 

Me këtë rast ai foli për shumë çështje, në mesin e tyre edhe për transformimin e FSK-së në FAK.

Presidenti tha se shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të arrihet brenda një viti.

“E kemi pasur mundësinë në 2014, ti formojmë Forcat e Armatosura, kemi pasur përkrahjen e të gjithë ndërkombëtarëve, dhe të gjithë ishin të gatshëm të votojnë por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme kjo çështje mbeti pa u votuar. Kaluan 2,3 vite dhe mbeti në heshtje, tash pasi është arritur vetëdijesimi i nevojës për formimin e FAK. Kemi marrë edhe iniciativën qe të inkuadrojmë edhe komunitetet. Duhet të arrihet mendoj ndoshta brenda një viti, është e padiskutueshme. Nuk duhet që për pak muaj të cenojmë marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Thaçi.

Tutje i pari i vendit foli edhe për pjesëmarrjen e Listës Serbe në Qeverinë Haradinaj, për të cilën ai tha se është mirë që ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Në këtë tryezë, Thaçi theksoi edhe procesin e njohjes nga shteti serb, për të cilën tha se duhet të jetë reciproke.

“A është vonuar a sa është vonuar Lista Serbe s’ka më rendësi dikur 24 or janë vonuar. Mirë që janë pjesë e vendimmarrjes. Njohja nga shteti serb do të jetë reciproke, do të jetë realitet. Dhe komunat me shumicë serbe të themelohen sa më shpejtë”, shtoi Thaçi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi tregoi se i vetmi kusht është demarkacioni.
“Demarkacioni është i vetmi kusht për liberalizimin e vizave dhe nuk duhet të sillemi sikur nuk është kështu”, tha Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme