Doni të udhëtoni në zonën Shengen? Ja detajet

Zyrtari i lartë i migrimit në Bashkimin Evropian, tha sot se emergjencat e refugjatëve po zvogëlohen. Nga ana tjetër tha se kontrollet e rrepta kufitare brenda zonave ku u lejohet qytetarëve që të lëvizin duhet të zvogëlohen.

Megjithëse komisioneri i BE për migracionin Dimitris Avramopulos tha se kontrollet ishin të justifikuara.

“Unë besoj se është momenti që të kthejmë në funksion normal Shengen”, tha ai.

Avramopulos beson se kufijtë e jashtëm të BE janë më të forta tani. Ai tha se marrëveshja e emigrantëve e bllokut me Turqinë po funksionon.

“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi punuar në mënyrë krize, tani është momenti për të dalë nga kriza,” u tha ai gazetarëve.

Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme