Pas shumë hezitimeve BDI ka bërë publike edhe kandidaturën e Teuta Arifit për komunën e Tetovës.
Deri më tani partia e Ali Ahmetit ka qenë e pasigurt rreth emrit të personit që do t’ia besojë këtë garë. Kjo zgjedhje veçanërisht u vështirësua pas konfirmimit të kandidaturës së Bilall Kasamit nga Lëvizja BESA i cili në çdo anketë dhe sondazh të realizuar deri më tani është favoriti absolut për ta fituar garën në zgjedhjet lokale në Komunën e Tetovës./Sakte.net