Certifikatën që e dëshmon këtë autorizim nuk e kanë kërkuar në procedurën tenderuese asnjëherë në QKUK, ndërkohë që gazi, por nga të tjera kompani, është duke vazhduar të përdoret në institucionet shëndetësore. QKUK-në me këtë gaz e ka furnizuar kompania “Bubeari Komerc”, me seli në Kaçanik, me pronar Naser Gurin.
Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, Ardita Baraku, i ka thënë gazetës se të dhënat e para që kanë marrë nga AKPPM-ja tregojnë se ky lloj gazinuk ka licencë për shpërndarje në Kosovë. Sipas saj, në raportin preliminar të kësaj agjencie citohet Udhëzimi Administrativ 01/2015- Autorizimi për Marketing për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, sipas të cilit gazrat për përdorim mjekësor konsiderohen produkte mjekësore.