Valdete Daka flet për Nenad Rikalo

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka flet për herë të parë për ish anëtarin e këtij komisioni, tashmë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Në një intervistë për “Arbresh.info”, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni Nenad Rikalo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Daka, thotë se është për keqardhje nëse këto akuza janë të vërteta.

Ajo, thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.

Ndryshe, dy ditë më parë, “Arbresh.info” ka  publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet. Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij. /Arbresh.info

 

img_3226-e-kuqe

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme