LDK thërret në interpelancë Haradinajn për ‘rastin Rikalo’

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar.

Hoti tha se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve, ndërsa sipas tij një deputet ka kërcënuar një gazetar me jetë, duke aluduar në raportimin se deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka kërcënuar me jetë gazetarin e Insajderit Vehbi Kajtazi.

Hoti nuk la pa përmendur edhe akuzat për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, që sipas banorëve të lagjes “Dardania” gjatë luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve.

Hoti tha se ministri duhet të shkarkohet në të kundërtën Haradinaj do të përballet me veprimet demokratike ndërsa shtoi se e kanë pranuar me shqetësim se nuk ka informacione për Rikalon lidhur me veprimet e tij gjatë luftës.

“GP i LDK me forma demokratike, e  jo me dhunë do të punojë  për respektimin e Kushtetutës. Ne  do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo”, tha Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme