Intervista e parë e Vladimir Putinit, viti 1991: Jetoj në një shtëpi 54 metra katrorë, bashkë me dy fëmijët dhe prindërit e mi

Në qershor të 1991, Presidenti i ardhshëm rus Vladimir Putin shkoi të punojë për kryebashkiakun e Leningradit: ishte Shef i Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme i administratës të Anatoly Sobchak. Pas disa muajsh dha një prej intervistave të para (ndoshta të parën absolute) të jetës së tij, gazetares të gazetës lokale “Čas Pik”, Natalja Nikiforova. Në të Putini tregoi se si kishte përfunduar në KGB, si ishte larguar prej saj dhe pse nuk kishte për të cilën të pendohej.

Uebsajti “Meduza” boton tekstin e plotë e intervistës me Vladimir Putinin, deri më tani e pabotuar ndonjëherë.

Vladimir Vladimiroviç, është e vërtetë se ke punuar për Komitetin e Sigurisë Kombëtare (KGB)? Nëse se po, ishte në dijeni Sobchak kur ta ofroi postin?

Unë nuk e fsheh dhe nuk e kam fshehur kurrë se kam punuar 17 vite për inteligjencësn e jashtme të KGB-së. problem është një tjetër: nuk e kam mburrur kurrë. Por Anatolij Aleksandroviç e dinte këtë punësim timin të mëparshëm. I thashë se do të dorëhiqesha nga komiteti. Lidhur me këtë, në atë kohë (ftesën e Sobchak e kam marrë vetëm kësaj vere), ia kisha paraqitur tashmë dhe kisha firmosur një deklaratë timen dhe dhashë dorëheqjen si Nënkolonel.

E si ju është propozuar puna për zyrën e kryebashkiakut? Keni marrë ndonjë telefonatë nga Sobchak?

Më telefonuan disa miq të mij të Juridikut për të më thënë se Anatolij Aleksandroviç më kishte parë gjatë eventi, ishte kujtuar për mua (kam qenë student i tij në universitet) dhe, duke qenë se i duhej një këshilltar për çështjet e jashtme ekonomike, kishte kërkuar referenca lidhur me mua. Në Juridik i floën mirë për mua dhe kështu mora propozimin për punë, të cilit ju përgjigja menjëherë. Duke pasur parasysh gjithçka që po bënte e po thonte Sobchak në atë periudhë si deputet i Bashkimit, pranova plotësisht.

Tani nuk është kështu?

Ai nuk ka vetëm një detyrë shtetërore: vendos për çështje ekonomike, për fatin e njerëzve dhe gjendet në kushte jashtëzakonisht të vështira. Rigjallërimi i ekonomisë të një rajoni të vogël në një moment ku e gjithë ekonomia e vendit ecën keq është e pamundur. Gabimi është njerëzor. Edhe Sobchak është njeri. Do të ishte false të thuhej se unë dhe Sobchak jemi dakord gjithmonë dhe për gjithçka. Çfarë dreq bashkëpunëtori je? Sikur të varesha nga buzët e tij, mendoj se nuk do t’i pëlqeja.

Pavarësisht kësaj, ju jeni kreu i një enti të rëndësishëm dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta mohoni se kryebashkiaku ka një raport të shkëlqyer me të dhe se e dëgjon me vëmendje opinionin tuaj. Duke njohur natyrën tuaj, e gjitha kjo nuk ka sesi të mos mrekullojë.

Nuk do të doja të diskutoja tani për natyrën apo për manierat e Sobchak edhe pse dëgjoj nga shumë të thonë se ai nganjëherë është i ashpër. Kurse mua më thonë se jam shumë i butë me njerëzit. Por e kuptoj kur dikush e humbet komplet. Tani ndodhemi duke jetuar me ujin në fyt dhe nganjëherë muyngon durimi për të thelluar një pyetje. Nuk ka më forca. Për sa i përket raporteve me Anatolij Aleksandroviç, po, në punë jemi në të njëjtën gjatësi vale.

Ndoshta do t’i keni dëgjuar zërat që thonë se Putini është autori i gjithçkaje të arësyeshme që ndodh në këtë bashki. Nuk di se sa nga e gjitha kjo mund të merret si kompliment, duke qenë që një opinion i tillë është bërë në ekrane televizive.

Një pohim i tillë është thjesht naiv. Ka një numër të madh problemesh me të cilën merren kryebashkiaku dhe rrethi i tij për të cilat unë nuk e kam aspak idenë. Nga ana tjetër, është thënë diçka edhe lidhur me oficerët e rezervës aktuale të KGB-së. Edhe kjo është gënjeshtër: unë jam nxjerrë në listë pritje nga KGB-ja. Unë nuk punoj dhe nuk paguhem. Në KGB kam hyrë në mënyrë të ligjshme dhe transparente nëpërmjet seleksionimit pas mbarimit të universitetit.

Edhe për ju qe një gjë e papritur?

Jo, më kishin informuar tashmë muaj më parë. Pranova. Për pak kohë pata funksione të ndryshme: pastaj më ofruan të punoja në inteligjencën e jashtme. E pranova një propozim të tillë dhe përfundova studimet respektive. Gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar në inteligjencë. Edhe jashtë vendit.

Pse pranuat të punonit për KGB-në?

Shiko, unë doja të punoja aty. Jetonim të gjithë në një sistem referimi të ndryshëm. Nuk shkova të punoj për një organizatë politike. Mund të thuhet se u shtyva nga motivacione të tjera; mendoja se aty mund t’i përdorja në maksimum forcat e mia dhe në avantazh të komunitetit. 

Duke e vënë dorën në zemër, sipas jush, pse 17 vite më parë KGB-ja ju thirri pikërisht ju?

Këto janë gjëra me të cilat merret zyra e personelit të KGB-së. Nuk kam punuar kurrë në këtë zyrë dhe nuk jam në dijeni sesi punojnë. Por dihet se një zyrë e tillë ka një liste të gjatë cilësishë që duhet të posedojnë punonjësit e inteligjencës: aftësi analitike, studim të gjuhëve të huaja, interes ndaj një lloji të caktuar aktivitetesh, ndaj problemesh të caktuara. Unë, më duhet ta them, jam interesuar gjithmonë për problemet e ekonomisë së jashtme.

Doni të thoni se ju kishin stërvitur më përpara pa e ditur?

Sigurisht. Agjentët e shërbimeve sekrete stërviten pa u dyshuar aspak nga këta të fundit. Në rast se do ta dinin, do të fillonin të përshtateshin dhe të shfaqnin ato anë të karakterit dhe të personalitetit të dëshiruara nga përfituesi i informacioneve.

Ju e dini se midis studentëve është përhapur koncepti se propozime si ajo e marrë nga ju u detyrohen informatorëve (të KGB-së)?

E kuptoj se çfarë doni të thoni. Ndoshta për punën e zyrës së personelit kjo do të kishte qenë rruga më e lehtë. Vendosja e lidhjeve me dikë në universitet apo në një kompani e më pas, kur i shërben personelit, ta drejtojë vëmendjen në radhë të parë drejt njerëzish që njihen. Është e mundur të veprohet kështu. Ama kjo nuk është qasja e përgjithshme për zgjidhjen e çështjeve të tilla: nëse do të merreshin vetëm njerëzit me të cilët ekzistojnë tashmë raporte, shpejt nuk do të mbetej më asnjë të cilit t’i besosh. Humbja e njerëzve të tillë do të thotë të humbasësh sytë dhe veshët.

Ju keni qenë pjesë e personave të tillë?

Doni të dini nëse kam pasur lidhje me KGB-në përpara se të punësohem? Përgjigja është jo.

Na thoni. Letra juaj e dorëheqjes nuk qe e lidhur me motivacione politike apo të zhgënjimit?

Jo. Unë doja të kisha një post shkencor, të shkruaja një temë që gjithmonë më kishte qenë interesante dhe tërheqëse. Domethënë mbi të drejtën private ndërkombëtare. Kisha filluar tashmë të jepja provimet për doktoraturën kërkimore dhe isha lidhur me një profesor të LGU-së (Universiteti Shtetëror i Leningradit) me qëllim që të merrte si asistent. Kur u thirra nga Sobchak praktikisht isha sistemuar tashmë në këtë punë në universitet. Doja të bëhesha avokat dhe të merresha me rregullime juridike në marrëdhëniet e jashtme ekonomike. Do të shtoja edhe një gjë jo më pak të rëndësishme. Për të vazhduar të punojë për KGB-në në një nivel të caktuar duhej të transferohesha në Moskë. Të blija një apartament kooperative apo të shpenzoja 300 rubla qira në muaj. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe prindër të moshuar. Janë më shumë se 80 vjeç, jetojmë bashkë. Janë blokadniki (njerëz që kanë përjetuar rrethimin nazist të Leningradit gjatë Luftëss së Dytë Botërore), ku duhet t’i çoja nga qyteti i tyre i lindjes? Nuk mund ti braktisja. Kurse këtu e kisha një punë, por le të themi se nuk ishte maksimumi. Atëhere vendosa që të lija gjithçka. Me arsye më të madhe kur mu bë propozimi për të punuar në bashki.

Interesant. Për sa i përket ardhjes tuaj në bashki, shumë njerëzve ju duket se KGB-ja do të donte të fuste një njeri të sajin brenda administratës shtetërore.

Si do t’ia arrinte KGB-ja të më fuste, duke qenë se kisha dhënë dorëheqjen? Për më tepër, tani nuk është më ajo monstra siç qemë mësuar të flisnim në të kaluarën. 

Edhe ju e konsideroni monstër KGB-në?

Sigurisht, është një dhënë faktike që aparati i komitetit ka pushuar krejtësisht së marri me ato detyra për të cilat ishte krijuar. Është e nevojshme të rindërtohet dhe po e bëjnë. Veç kësaj, unë kam punuar në inteligjencën e jashtme, nuk kam pasur të bëj aspak me probleme të politikës së brendshme.

Inteligjenca e KGB-së përbën një elitë?

Po. Është bërë e tillë. Deri në nivel territorial është vendosur në Moskë aq larg nga dikasteret e tjera, sa që praktikisht nuk ka asnjë raport me to. Dhe kjo nuk është inkurajuese.

Nuk pendoheni për të kaluarën tuaj?

Jo, nuk pendohem. Njeriu pendohet vetëm për krime. Unë nuk kryer asnjë dhe nuk kam pse të kërkoj falje. Edhe pse kërkimi i fajit është gjithnjë më i lehtë sesa të bësh një hap të rëndësishëm, të cilin unë e kam bërë. 

E keni bërë edhe duke pranuar që të bëni këtë bashkëbisedim. Pavarësisht kësaj, as ju nuk e mohoni: shembulli juaj konfirmon zërat që thonë se Sobchak merr në ekipin e tij ish komunistë dhe ish agjentë të KGB-së. Cili mendoni se duhet të jetë reagimi i partnerëve tanë të huaj nëse do të mësonin punën tuaj të vjetër? Nuk do të ishte diçka e bezdisshme?

Presidenti aktual amerikan është një ish Drejtor i CIA-s. Përbën kjo ndonjë element të bezidsshëm për ju? Edhe unë jam një ish. Një ish bashkëpunëtor, një ish komunist. Pse kjo duhet të jetë bezdi në punën time?

Mendoni se e bëni me sukses detyrën tuaj, se keni mjaftueshëm dije dhe forca?

Gjithësesi, detyra ime aktuale hyn në sferën e interesave të mia profesionale. Jam marrë gjithmonë me lidhje ndërkombëtare. Deri edhe në tezën time të diplomës me titull “Parime për një treg të jashtëm më të favorizuar”. Vetë puna në inteligjencë, në KGB, më ka dhënë shumë. Në kuptimin pastërtisht formues. Njoh mirë gjermanishten, kuptoj anglishten. Informacionet që disponoj më ndihmojnë shumë në punë. Ndjehem absolutisht i sigurtë. Edhe për çështje të biznesmenëve tanë. Jo rastësisht, pasi kam pushuar së punuari për KGB-në, kam bashkëpunuar si avokat në struktura të ndryshme ekonomike. Nuk gjej asnjë vështirësi në kryerjen e funksioneve të mia aktuale. Por për sa më përket janë pastaj kryebashkiaku dhe nënkryebashkiaku ato që i përcaktojnë dhe për momentin punojmë në dakordësi.

Sa arrinit të siguronit nevojat tuaja materiale me punën tuaj të vjetër?

Posedoj gjërat bazike. Kam një makinë, por fatkeqësisht nuk është edhe aq e mirë, një “Volga” del 72. Jetoj në një apartament 54 metra katror me time shoqe, fëmijët dhe prindërit e mi. Në një fond të vjetër banesor.

A mendoni se është e vështirë t’ju korruptojnë, por është e mundur t’u shantazhojnë. Unë për shembull kam dëgjuar se dikush ka provuar ta bëjë. Janë përmendur emra. Cilat janë raportet tua me deputetët?

Nuk do të doja të flisja për situata shantazhi, por nuk e mohoj. Me mua u ka shkuar keq. Kanë provuar të më shantazhojnë pikëirsht prej përkatësisë time në KGB. Ka edhe shembuj të llojit tjetër: është një deputet që ka dashur të kalojë gjithmonë këtë apo atë projekt. Ka pasur edhe herë në të cilat anëtarë të këshillit bashkiak kanë nënshkruar një kontratë milionëshe me një kompani austriake. Askush nuk e kishte autorizuar që të bëhej, askush nuk i kish diskutuar kushtet e kontratës, asnjeri nuk ishte në dijeni të propozimit të kompanisë…

Pavarësisht kësaj, unë besoj se këshilli bashkiak duhet të ekzistojë për të ndihmuar dhe drejtuar aktivitetet e administratës. Duhet shkuar drejt ndarjes së pushteteve: praktika botërore ja treguar sesi një gjë e tillë është pozitive. Ne bindemi bindemi për këtë falë përvojës tonë. Jan në zhvillim disa marrëveshje me Estoninë. Vendosen çështje jashtëzakonisht të dhimbshme rreth fatit të popullsisë rusishtfolëse. Ja që anëtari i Këshillit të Petërburgut dhe deputeti i Rusisë Jurij Mihajloviç Nesterov, person jashtëzakonisht i arësyeshëm, po ndihmon shumë në këtë çështje. Janë ndërtuar marrëdhënie të mira me Komisionin për Planifikimin e Bilancit të këshillit bashkiak, ku ka njerëz të zotë dhe me dëshirë për të punuar. Kemi përgatitur sëbashku një pozicion mbi fondin monetar dhe, për të qenë të sinqertë, puna jonë është kjo. Kemi rutinën tonë të punës së përditshme, por ata magjepsen nga linja e përgjithshme e zhvillimit të një sektori të tillë. Njerëzit janë të ndryshëm, edhe në këshill bashkiak.

Njerëzit janë absolutisht të ndryshëm dhe në mënyra të ndryshme reagojnë ndaj së kaluarës së tuaj të afërt. Kam dëgjuar kërkesa të shprehur nga “Memorial” për t’ua ndaluar disa profesione dhe poste ish çekistëve?

Atëhere pse nuk ngrihet problemi i largimit nga Bashkia dhe nga Këshilli Bashkiak i të gjithë komunistëve dhe ushtarakëve? Jo shumë kohë më parë, ushtria dhe kjo parti kanë provuar të realizojnë një komplot. Logjika është njëlloj. Apo në disa raste flasim konkretisht dhe në të tjera e bëjmë të gjithë qimen tra? Nëse flasim për oficerët aktualë në rezervë, atëhere bashkëpunëtorët e KGB-së kanë punuar dhe punojnë në institucione bashkiake. Kështu bëjnë të gjithë shërbimet speciale të botës. Diferenca e vetmer është se tanët janë të njohur nga të gjithë. Kolegët e tyre perëndimorë nuk arrini t’i individualizoni, punojnë në kushte fshehtësie të lartë. Bërja e kësaj tek ne do të ishte e pamundur (për shkak financimi) dhe jo e përshtatshme (ose të paktën deri në kohët e fundit). Në një sistem totalitar do të mjaftonte të thuhej “Qepeni gojën!”. Kurse tani, në rast se nuk rrinë urtë, gjithçka del. Por, e përsëris, asnjë shërbim sekret në botë nuk funksionon pa agjentë të tillë. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë. Ama kjo nuk më përket më: siç e kam thënë, jam dorëhequr nga KGB-ja…/bota.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme