Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë me punën e saj sepse ndjekja penale e personave përgjegjës për përgjimet masivetë paligjshme në Maqedoni është e njërëndësie esenciale. Ky është një nga rekomandimet e Raportit të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian të drejtuar nga Rajnhard Pribe. Ata theksojnë se deri tani, askush nuk është dënuar në bazë të akuzave të Prokurorisë Speciale.
“Edhe pse kaluan pothuajse dy vite nga koha kur PPS filloi së funksionuari, deri tani askush nuk është dënuar në mënyrë efikase, duke krijuar me këtë rast, përshtypje të mosdënimit. Është e një rëndësie thelbësore ndjekja penale e kryerësve potencialë, pa marrë parasysh përkatësinë politike”, nga Raporti i Rajnhard Pribes.
Ekipi i Pribes gishtin e drejton kah gjykata, për të cilën thonë se nuk ka vepruar në mënyrë adekuate ndaj lëndëve të PPS dhe se, prej 20 akuzave të dorëzuara, gjykata ka konfirmuar vetëm 3. Vërejtje ka edhe për faktin se prokurorët kanëpasur kohë të pamjaftueshme për të ngritur akuza, prandaj rekomandojmë që PPS tëintegrohet me Prokurorinë Publike Shtetërore si njëdepartament i veçantë.
Konkluzionet e ekspertëve sugjerojnë se gjyqësori edhe më tej është i kapur, gjegjësisht, nuk është ulur nivelit i kontrollimit dhe i keqpërdorimit të sistemit gjyqësor nga një numër i vogël i gjykatësve që ndodhen në pozita të fuqishme të cilët iu shërbejnë interesave politike.
“Këta gjykatës kanë vazhduar të ushtrojnë trysni ndaj kolegëve të tyre më të rinj përmes kontrollit të sistemit për emërim, evaluim, promovim, disiplinë dhe refuzim. Ky sistem është përdorur për shpërblimin e të dëgjueshmëve apo për dënimin e atyre që kanë kundërshtuar”, nga Raporti i Rajnhard Pribes.
Këtë praktikë, Pribe e përshkruan si një kidnapim të shtetit, me ç‘rast ai sugjeron që kundër këtyre gjykatësve të zhvillohen hetime dhe, në rast se dëshmohet fajësia, atyre t’u ndalohet ta praktikojnë të drejtën.
Serioze janë edhe vërejtjet për sistemin kompjuterik për ndarjen e lëndëve, për çka rekomandohet të bëhet njërevizion i sistemit.
“Ka indikacione serioze për përzierje të vazhdueshme të këtij sistemit, gjegjësisht se janë bërë rishpërndarje të rasteve të ndjeshme të cilat u jepen gjykatësve tëbesueshëm. Kjo mund të bëhet në disa mënyra të ndryshme. E para, njëgjykatës të cilit nuk mund t’i besohet, mund të bartet në ndonjë pjesë tjetër të gjykatës (p.sh. nga penalja të dërgohet në civile), ashtu siç duket të ketë ndodhur në Gjykatën Themelore Shkupi I (Gjykatën Penale). Lëndët të mos u jepen gjykatësve që ndodhen në pushime apo që, në ndonjë mënyrë tjetër, janë të pakapshëm”, nga Raporti i Rajnhard Pribes.
Nga grupi i ekspertëve, shprehen se Këshilli Gjyqësor akoma nuk ka arritur të sigurojë autonomi dhe pavarësi. Në pjesën e DSK-së, thuhet se ky institucion edhe më tej ka monopol në ndjekjen e komunikimeve, për kundërzbulim dhe për nevoja të hetimeve penale, gjë që sipas ekspertëve paraqet përzierje të qartë në autonominë e policisë. DSK ende ka qasje të drejtpërdrejtë në pajisjen teknike dhe ekzistojnë indikacione se ndjekja e paligjshme ka vazhduar edhe pas rekomandimeve të grupit, thuhet në raportin e Pribes.
Përndryshe, nga qeveria pranojnë se raporti më i ri jep një pasqyrë reale të gjendjes dhe se i njëjti do të shfrytëzohet për përmirësimin e planit reformues 3-6-9.