Vritet me disa plumba film-bërësi meksikan i serialit “Narcos”

Një film-bërës meksikan i angazhuar për të gjetur lokacione të përshtatshme për serialin e famshëm për kartelët e drogës “Narcos” është gjetur i vdekur në veturën e tij me disa plagë të shkaktuara nga plumbat.

Carlos Munoz Portal është vrarë të hënën në një zonë të largët në Meksikën qendrore, kanë raportuar mediat lokale, raporton “SkyNews”.

Portal, përveçse i njohur për serinë e famshme “Narcos” të Netflixit, seri kjo e bazuar në dilerin e famshëm të drogës Pablo Escobar, ka punuar edhe në trilerin tjetër po ashtu për drogën të nominuar për Oscar, “Sicario”, transmeton Koha.net.

Veç tyre, në CV-në e tij janë edhe “Fast & Furious”, “Apocalypto” dhe filmi “Spectre” i Bondit, sipas IMDB-së.

Një mik i film-bërësit meksikan i ka thënë gazetës spanjolle “El Pais” se Portal ka dalë me veturën e tij për të fotografuar lokacione të mundshme për serialin “Narcos”.

Netflix, përmes një deklarate, ka thënë: “Jemi në dijeni për vdekjen e Carlos Munoz Portal, një zbulues shumë i mirë i lokacioneve, dhe i shprehim ngushëllime familjes së tij”.

“Faktet e rrethanave të vdekjes së tij janë ende të panjohura dhe autoritetet janë duke i zhvilluar hetimet”, ka shtuar kompania.

Pritet që sezoni i katërt i “Narcos” të zhvillohet në Meksikë.

Vetëm gjatë muajit maj, në vend kanë ndodhur 2,186 vrasje – një rekord ky i shënuar që kur kanë nisur të regjistrohen këto të dhëna 20 vjet më parë.

Shumica e vrasjeve i atribuohen karteleve rivale të drogës në Meksikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme