Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka shprehur shqetësimin e saj me mosdistancimin e Lëvizjes Vetëvendosje nga deklaratat antisemite të kandidatit të saj për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, i cili ka kërkuar ditë më parë zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut.
Xharra ka kujtuar se si Vetëvendosje ishte distancuar menjëherë nga anëtari i saj, Sadri Ramabaja, kur ai kishte reaguar kundër shfrytëzimit të hapësirave publike për shtrimin e iftarit në Kamenicë.
“S’ka nevoje per ndonje zbulim te madh per te kuptuar, se kjo parti ne strategjine e saj ka agjende pro grupeve qe kane ndikim ne shtrirjen e ndikimit permes ideologjise radikale islamiste”, ka shkruar Xharra në llogarinë e saj në Facebook.
Shkrimi i plotë i Xharrës:
Partia Vetevendosje, ende nuk eshte distancuar nga qendrimi skandaloz i kandidatit te tyre per kryetar te Rahovecit, se Izraeli duhet zhdukur. Derisa i menjehershem ishte distancimi i Vetevendosjes nga anetari i tyre, Sadri Ramabaja, kur reagoi kunder shfrytezimit te hapesirave publike per shtrimin e iftarit. S’ka nevoje per ndonje zbulim te madh per te kuptuar, se kjo parti ne strategjine e saj ka agjende pro grupeve qe kane ndikim ne shtrirjen e ndikimit permes ideologjise radikale islamiste. Fatkeqesisht brenda kesaj partie jane ne rritje individ qe mendojne sikurse kandidati per kryetar te Rahovecit. Ky mosdistancim i Vetevendosjes nga keto figura qe nxisin antisemitizem, e qe njekohesisht shtrijne ideologji radikale fetare, madje duke u dhene mundesi te kandidojne per pozita te larta, jane sinjal i qarte per rrezikun afatgjate qe do te kete Kosova nga keto grupe me agjende te islamit politik. Kjo parti brenda saj padyshim qe ka anetare te cilet jane kunder rrymave radikale fetare, por nuk guxojne te flasin hapur sepse do te izolohen sikurse te gjithe ata qe kane ngritur zerin tashme per kete teme ne kete parti. Pertej gares politike, nuk e di a jeni te vetedijshem se cka e pret Kosoven me perfshirjen institucionale te individeve dhe grupeve radikale fetare?!. Ketyre u duhet pushteti per te zhdukur ata qe jane ne krah te Izraelit, se Izraelit s’kane cka i bejne sot e 700 vjet, kurse Kosoves po!