Bashkësia hebraike reagon ndaj kandidatit të Vetëvendosjes që kërkoi zhdukjen e Izraelit

Bashkësisë hebraike ka shprehur shqetësimet e saj për gjuhën e urrejtjes të promovuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, i cili në Facebook ka shkruar se kombi izraelit herët a vonë do të zhduket nga bota.

Bashkësia Hebraike ka kërkuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje që të distancohet nga gjuha e kandidatit të tyre.
VS Deklarata antisemite e kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, ka nxitur reagimet e Bashkësisë Hebraike -Bet Israel Kosova.

Nëpërmjet një njoftimi Bashkësisë Hebraike ka shprehur shqetësimet e saja për gjuhën e urrejtjes të promovuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit Visar Korenica.

“Nxitja e gjuhës së urrejtjes për ne mbetet e papranueshme dhe rrezikon vlerat demokratike të Republikës së Kosovës, e cila në fondament të kushtetutës e promovon një shoqëri shumë etnike dhe po ashtu e afirmon qartë edhe diversitetin kulturor e fetar”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Hebraike.

Kjo Bashkësi ka kërkuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje që të distancohet nga gjuha e kandidatit të tyre për kryetar të Rahovecit, ndërkohë që besojnë se rasti i Korenicës paraqet një shembull të izoluar brenda Kosovës.

Zyrtarët e Vetëvendosjes nuk janë deklaruar për kërkesën ë kësaj Bashkësie.

Visar Korenica, më 29 korrik të këtij viti, ka shpërndarë një link nga gazeta “Haaretz”, në të cilën është dhënë lajmi se policia izraelite ka hedhur granata të gazit drejt masës myslimane në afërsi të një xhamie në Jerusalem.

Në këtë postim, Korenica ka bërë një shkrim ku ka thënë se kombi izraelit herët a vonë do të zhduket nga bota.

“Qyqarë – Kombi juaj herët a vonë do të zhduket nga bota, ashtu siç ka ndodhur me të tjerët si ju”, ka shkruar Korenica më 29 korrik. Ky postim i tij tashmë nuk mund të shihet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme