Bejta përkujton dëshmorët, Taravari në Pub | FOTO
“Ku ishin sonte Nevzat Bejta dhe Arben Taravari ? Bejta përkujton dëshmorin e kombit, Avni Elmazi. Taravari me Visar Vishkën në Pub.Dallimin e beni vet Ju te respektuar Gostivaras”, është ky një koment nga qytetari i Gostivarit që u postua në faqen Korrektori mbrëmë në Fejsbuk.
Këto fotografi janë publikuar mbrëmë në rrjetet sociale. Fotografitë nga Akademia Përkujtimore dedikuar 25 vjetorit të vdekjës së veprimtarit Avni Elmazi i postoi mbrëmë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
“Vepra e dëshmorëve udhërrëfim i përjetshëm. Lavdi Avni Elmazi”, shkruan Bejta në Fejsbuk, duke postuar fotografi nga Akademia Përkujtimore.
Ndërsa fotografitë ku Taravari shihet në Pub, u publikuan nga aktivistët e tij partiak.
Fotografitë ishin shaks që të ngjallet debat në rrjetet sociale.
“Taravari ka qenë i ftuar në Akademinë Përkujtimore, por siç duket ka zgjedhur ndejen me aktivistët partiak në një nga Pabet e Gostivarit”, shkruan një qytetar i revultuar nga gjesti i Taravarit.
Një komentues tjetër, po ashtu, injorizon Taravarin kur thotë që Taravari si në aspektin fetar ashtu edhe në aspektin kombëtar është një laik i përbetuar. Sipas tij, Taravari nuk u shfaq kurrë në asnjë moment kur ishte në pyetje mbrojtja e kauzës kombëtare, siç ishin ngjarjet e vitit 1997 në Gostivar apo kryengritja e vitit 2001.
“Taravari nuk u pa asnjëherë në Xhami apo në protesta për çështje kombëtare. Edhe në lokalet e Gostivarit nuk ka dalur kurrë sepse ai ka zgjedhur të jeton në Shkup. Tash kur kandidon për Gostivarin po shfaqet në lokalet ku rinë rinia e Gostivarit, por ky tentim për manipulim të rinisë së Gostivarit nuk kalon, z. Taravari”, komenton qytetari i revoltuar i Gostivarit.