Sonte (e diel) në godinën e Pallati të Kulturës së Dibrës u promovua kandidatura për Kryetar Komune e z.Xhemail Çupi në Dibër. Në një atmosferë tejet të ngrohtë dhe të plotë Çupi priti bashkëqytetarët e tij me një fjalim shpresdhënës duke ju sqaruar të pranishmëve dhe gjithë dibranëve arsyet e pranimit të sfidës për zgjedhjet lokale në Diber 2017 dhe prioritetet që ka nevojë ky qytet i hyrë në hakë.
Janë mijra arsye që sot jemi tubuar këtu, të shtyrë që të gjithë nga dëshira për ti shërbyer qytetin tonë.
Dibranët kanë nevojë për një Dibër më të fortë, të sigurtë për ardhmërinë e saj. Një Dibër që ngre zërin lartë për problemet që e shqetësojnë, zë i cili do të dëgjohet nga të gjithë ata që i shërbejnë këtij qyteti. Dibra ka nevojë jo për dyer të mbyllura dhe vesh të shurdhër por për menaxhment të mirëfilltë dhe të sinkronizuar me nevojat e tyre.
Dibra ka nevojë për një strategji dhe vizion të qartë, duke mbajtur duart larg pasurimit individual, shantazheve, revanshizmit dhe kërcënimeve.
Dallimi midis nesh dhe të tjerëve deklarohet Çupi është:
-Punë kolektive dhe jo individuale;
-Projekte afatgjate dhe afatshkurte;
-Plan ekonomik duke krijuar nje identitet të ri qytetit, unazë që do të lidhë periferin me qendrën, lulzim dhe gjelbërim nga vendet që u hoqën;
– Rikualifikimi i deponisë së qytetit (zhvillim kanceri për NE);
-Rregullimi i sistemit vaditës;
-Projekt për ujë të pijshëm;
-Parku ‘Venec 1’ ti kthehet fytyra e saj e dikurshme , diverziteti i gjelbërimit;
-Projekti i sheshit qëndror ‘Skender beg’;
-Projekt ekonomik për krijimin e zonave ekonomike;
-Projekt për zhvillimin e zonave te agrikulturës në zonat e Dibrës;
-Zhvillimi i turizmit ne disa kategori: Kulturor, rekreacion, panoramik dhe sportiv;
-Shtimi i gjelbërimit në qytet (sheshit qesharak të sotshëm);
– Jo qen endacak (që shqetsojnë të gjitha moshat e mos të flasim për fëmijët);
– Jo rrugë të bllokuara gjatë sezonit dimërorë;
– Jo drita pa ndriçim;
– Jo rrugë të groposura dhe pa trotuar;
– Jo zona të urbanizuara pa kanlizim, rrugë dhe trotuar;
Çupi më tej sqaron për një standart të ri vendimarrës: Bashkëpunim i frymës së re të intelektualëve dhe Kryesisë së degës të Lëvizjes Besa në Dibër rreth krijimit të projekteve ku do të elaborohen me Kryetarin, do të rripërpunohen dhe do të kalojnë tek Këshilli Komunal…
-Transparenca e buxhetit të Komunës;
-Shpallja e konkurseve për: sektorin e urbanizmit, departament për punë të përgjithshme juridike, buxhet, finansa, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkufitar;
-Ndërmarrja Komunale Standart;
-Njësia për mbrojtje kundër zjarrit;
-Udhëheqja e shkollave të qytetit;
-Punë të prekshme për qyetin ku i gjithë territori të pastrohet dhe krijimi i masave të rrepta sa i takon ndotjes;
-Krijimi i barrierave mbrojtëse të deponisë të qyteti;
-Mbyllja e të gjithë linjave të jashtëligjshme për shfrytëzimin e ujit të pijshëm;
-Krijimi i një marrdhënie te re mes Komunës së Dibrës dhe industrisë që ka qyteti;
” Thelbi është qytetari dhe jo korrupsioni”
Duam të kemi një fushat pozitive, posterat tona nuk do të “fëlliqin” qytetin tonë. Frymoni lirshëm me ne, përfundon Çupi në fjalimin e tij gjatë shpalljes së kandidaturës.
Sonte nderuan me prezencën e tyre Kryetari i Lëvizjes Besa prof. Bilall Kasami, dhe nënkryetari dr.Arben Labënishta.
Dibra për fat të keq ka humbur besimin në vetë nga një qeverisje (pa qeverisje) si në të kaluarën ashtu dhe tani. Ndjehet e kërcënuar për jetën e saj sociale, kulturore, shëndetësore…
Për fat të mirë Lëvizja BESA ka njerëz që do t’ju ofrojnë qytetarëve ofertën si ti zgjidhim problemet e mësipërme.
Të gjithë së bashku mund t’ja këthejmë besimin në vetvete i cili gjatë kohe është në rënje. Dibra dhe dibranët e meritojnë një gjë të tillë./Almakos.com