“Mendoj se kjo është një veprim i mençur për serbët dhe Serbinë, një hap i dobishëm politik. Hyrja në Qeverinë e Kosovës është një shpresë se do të normalizohen raportet ndërmjet dy popujve dhe shteteve”, ka thënë Josipoviq.
Ish-Presidenti kroat në intervistën për gazetën ‘Blic’ ka folur edhe për Aleksandar Vuçiq për të cilin ka thënë se ka fuqi të madhe politike, të cilën shpreson se do ta përdorë për të mirën e rajonit.