Mustafa: Me këto zgjedhje do të vendosim sa gjatë mund të qëndrojë qeveria e pazareve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Isa Mustafa, ka takuar të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave nga kjo parti për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai ka thënë se LDK është e përgaditur që të dal e para dhe të dëshmojë se qeveria e pazareve nuk qëndronë.

“Po shfrytëzoj rastin të iu përgëzoj për kandidaturën tuaj për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë të komunave. Jam i bindur se me 22 tetor bashkë do të kremtojmë fitoren e lidhjes demokratike”, ka thënë Mustafa.

 

Ai zgjedhjet e 22 tetorit i ka konsuderuar shumë të rëndësishme pasi tha se janë zgjedhje në një kohë kur në Kosovë ka shumë punë për tu bërë. ” Vendin po e qeverisin ata  që ndërtuan kauza për Demarkacion, ata që u frikësuan se qeveria e LDK-së do ta rrezikojë vendin”, tha ai.

Në këto zgjedhje, sic tha ai, do të vendoset se sa mund të qendrojë një qeveri e pazareve dhe e dirigjuar nga Lista Serbe. Mustafa tutje tha se LDK duhet te dalë e para në këto zgjedhje./Zeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme